Zonja vjollca

Zonja vjollca смотреть последние обновления за сегодня на .

Shije Shtëpie - Pulë me patate dhe kos nga Znj.Vjollca - Tv Klan

3360
58
0
00:14:30
30.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Real People | Akuzoi burrin publikisht. Vjollca me çantën n'krah rrëfen jetën e saj sot (22.10.2022)

237802
2092
327
00:23:07
22.10.2022

“Real People” nga Flori Gjini është programi që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme. Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta. #realpeople #njerez #florigjini #euronewsalbania Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit 🤍 për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: 🤍 Na ndiqni në Instagram: 🤍 Facebook: 🤍 Twitter: 🤍

Shije Shtëpie - Tespishte e Kosovës nga Znj. Vjollca - Tv Klan

2282
32
0
00:21:45
29.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 400 ml qumësht 200 gr gjalpë 150 ml vaj 1 pako pluhur pjekës 800 gr miell 3 vezë Sherbeti 800 gr sheqer 600 ml ujë 2-3 fetë limoni Pak sheqer vanilje Vendosim qumështin për t’u zierë. Shtojmë gjalpin, vajin dhe i përziejmë. Largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë pluhurin pjekës e më pas miellin pak nga pak deri sa të formohet një brumë si i hollë. E vendosim përsëri në zjarr në temperaturë mesatare dhe pjekim brumin njësoj si hallva derisa të shkëputet nga luga. Më pas ftohim pak në një tas. Përziejmë vezët dhe kur brumi të jetë i vakur shtojmë vezët dhe vazhdojmë të punojmë brumin derisa të përthithë vezën e brumi të mos ngjitet nëpër duar. E nivelojmë në një tepsi e presim në rombe dhe e vendosim në furrë për t’u pjekur në temperatueën 190 gradë për 40 apo 45 min. Ndërkohë vendosim sheqerin dhe ujin e ftohtë, limonin, vaniljen në zjarr për të valuar, i ziejmë vetëm 6 deri në 7 min pasi fillon zierja. Pasi nxjerim tespishten nga furra e lëmë të ftohët sa të vaket, atëherë shtojmë sherbetin e nxehtë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Shije shtëpie - Tavë me patate dhe mish të grirë nga Zonja Vjollca -Tv Klan

15911
143
6
00:18:23
18.01.2022

#tavemepatatedhemishtegrire #ShijeShtëpie në #TvKlan. Receta 1: Tavë me patate dhe mish të grirë 1.2 kg patate (të ziera) 400 gr mish të grirë 1 qepë 2 thelpinj hudhër 1 karrotë 1 spec i kuq Kripë, piper të zi dhe 1 lugë kafe piper të kuq Erëza të thata italiane miks 150 gr pure domate Majdanoz Vaj ulliri 150 gr djathë cheddar 3 vezë 5 lugë gjelle krem kosi Arrë moskat Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Shije Shtëpie- Ëmbëlsirë greke me portokall ( Portokalopita ) nga Znj. Vjollca- Tv Klan

6492
88
2
00:16:54
25.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1 pako peta të holla 4 vezë 1 gotë sheqer Lëkura e 2 portokalleve 1 gotë kos 1 gotë vaj 1 pako vanilje 1 pako pluhur pjekës 1 portokall (për dekor) Sherbet 500 gr sheqer 1 gotë ujë (jo plot) 1 gotë lëng portokalli (jo plot) 1 shkop kanellë 2 feta limon Në një tepsi të palyer me yndyrë, vendosim petat të rrudhosura mbushim tepsinë me to dhe e vendosim në furrë në temperaturën 120 gradë për 50 min ose 1 orë. Më pas i nxjerrim nga furra dhe pasi ftohen pak i copëtojmë duke i vendosur në një tas. Në një tas tjetër vendosim 4 vezë të plota shtojmë 1 gotë sheqer 180 gramë dhe i rrahim vezë sheqer. Së bashku derisa veza të rrisë volumin. Shtojmë lëkurën e 2 portokalleve të grirë me rende shumë të holla. Shtojmë 1 pako vanilje, 1 gotë vaj, 1 pako pluhur pjekës, 1 gotë kos të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë. Në tasin ku kemi përzier të gjithë përbërësit shtojmë petat e copëtuara dhe i përziejmë me spatul. Lyejmë një tepsi mesatare mesatare me vaj ose gjalpë duke e pudrosur me miell. Shtojmë në të brumin e përgatitur me petët e nivelojmë. Vendosim mbi brumë disa feta portokalli në sipërfaqe dhe vëmë tepsinë për ta pjekur në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 min. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Vendosim 500 gram sheqer, shtojmë një gotë ujë (jo plotë) dhe po ashtu një gotë lëng portokalli + një shkop kanellë dy feta limoni. Vendosim tenxheren në zjarr dhe nga momenti i zierjes e lëmë sherbetin të valojë vetëm 6 ose 7 min dhe e largojmë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe kur ajo të jetë ftohur dhe të jetë vakur shtojmë sherbetin e ngrohtë ti ketë rënë pak vala. Pasi të ftohet e presim dhe e shërbejmë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Shije Shtëpie - Pilaf me makarona elbi, pulë dhe perime nga Znj. Vjollca - Tv Klan

601
6
1
00:13:34
29.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1 gjoks pule 1 qepë mesatare 1 karrotë 1 spec i kuq ½ spec të verdhë ½ bizele Kripë +piper të zi ½ lugë çaji piper i kuq ¼ çaj kurkuma 1 lugë gjellë gjalpë 1 gotë makarona elbi 3 gota ujë të valuar 3 lugë gjellë vaj Me një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. I kaurdisim ato sa mishi të ndryshojë ngjyrë ( të zbardhet) dhe më pas shtojmë perimet, qepë, karrotë, speca. Të gjitha perimet të prera në kubikë të vegjël të barabartë. Shtojmë dhe bizelet, i kaurdisim së bashku për 5 min. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe kurkuma. I përziejmë dhe më pas shtojmë një lugë gjellë gjalpë dhe makaronat elb. I përziejmë duke shtuar 3 gota ujë të nxehtë. 600 ml. I përziejmë dhe e mbulojmë tiganin me kapak e i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 10 min. Pasi të kalojë kjo kohë gjithçka është gati për t’u servirur. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Zonja Vjollca rrëfen "sherrin" me Katerinën: Topmodelen shko bëje te mami, jo te unë

42965
191
10
00:03:47
02.11.2021

Çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 10:00, “Shije Shtëpie” është emisioni i përhershëm i paradites në Tv Klan që shoqëron amvisat. Katerina Trungu dhe zonja Vjollca Xhunga sjellin receta, tema e argëtim në dy orë transmetim të drejtpërdrejtë. Sot, ato e lanë hapësirën e tyre të këndshme për t’iu drejtuar studios së pasdites së Tv Klan, “Rudina” ku na treguan edhe njohjen e tyre. Ndonëse kanë një kimi shumë të këndshme sa duket sikur janë njohur prej shumë vitesh, puna i ka takuar vetëm dy vite më parë. Asokohe, siç rrëfejnë dy mikeshat, zonja Vjollca nuk e pëlqeu aspak Katerinën, por sot gjërat janë ndryshe. Katerina Trungu: Tani, ta tregoj historinë tamam. Zonja Vjollca në fillim mendoi se unë isha një vazjë shumë e llastuar. Përgjithësisht e kam marrë këtë koment edhe nga njerëz të tjerë, që dukem shumë mendjemadhe, sikur më pëlqen vetja në takimin e parë dhe iu thotë kolegëve: “Pse nuk i dhatë kësaj çupe ndonjë gjë për fëmijë, ndonjë gjë mode, ç’e dua unë këtë këtu?“ Vjollca Xhunga: “Kjo s’bën për kuzhinë”, thashë. Më fal Katërina, ti e di shumë mirë. Unë kam punuar me nja shtatë moderatorë, gjatë apo shkurt, femra kryesisht dhe vetëm një mashkull. Absolutisht, jo vetëm që kam respekt, por i dua pafund të gjithë dhe i përshëndes, janë të mrekullueshëm. Kur erdhi Katerina, nuk pata fare frikë se i tregoja historia, eksperienca nga çfarë kam kaluar me moderatorët e tjerë, jo për ta fyer Katerinën, asnjëherë. Por, se ç’pata një gjë. Katerina Trungu: Nuk i ngjisja. Vjollca Xhunga: Një ditë i thashë të rregullonte diçka se mos i dilte në kamera. E shkreta, erdhi me vrap dhe ngaqë do hynim menjëherë në emision nuk më tha “Faleminderit”. Nuk më tha, po kujt i tha. Unë jam person i vështirë, e pranoj, i di defektet e mia. Pas kësaj, pasoi një incident tjetër i pafajshëm. Vjollca Xhunga: Dhe një ditë se çfarë tha, i thashë “Goce, topmodelen shko bëje te mami ti, këtu te unë s’ka topmodele, këtu do përveshësh mëngët e do punosh”. Rudina Magjistari: Dhe ti gjete një mami tjetër në studio? Vjollca Xhunga: Jo mami, ç’mami se mamin e ka të re Katerina, ta vësh në krah thua se janë binjake, por gjyshe nga ato fanatiket. Katerina Trungu: Në fakt unë i them zonjës Vjollca që ke një ngjashmëri të paparë me gjyshen time dhe me mamin tim, sepse mami im ka këtë hijen e rëndë, përshtypjen e parë e ka të rëndë si Vjollca, por në anën tjetër që unë e kam shumë qejf te zonja Vjollca është që më pëlqen ta marr ta llastoj, i them “tulja ime”, t’i bëj përkëdhelje si gjyshes time. #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #VjollcaXhunga #KaterinaTrungu Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Shije Shtëpie - Të gjitha shijet në një pjatë supe nga Znj. Vjollca - Tv Klan

2357
25
0
00:24:11
14.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 2 karota 1 presh 1/2 qepë 2 speca mix ngjyra 4 patate 1.5 L ujë ose lëng perimesh 1 filxhan kafe fidhe Krip + piper të zi Nenexhik + majdanoz 2 vezë 2 lgj salcë kosi Karotat i grijmë në rende dhe i skuqim në vaj ulliri për 2 minuta. Shtojmë qepën dhe preshin të grirë hollë dhe i kaurdisim së bashku sa të ulin volumin. Shtojmë specat të prera në kubikë të vegjël 0,5 cm. I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë patatet e prera në kubikë me brinjë 1 cm. I mbulojmë me lëng perimesh ose ujë dhe vendosim kapakun. I lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë mesatare. Shtojmë fidhet, i përziejmë dhe këto i lëmë të ziejnë për 12 minuta. Ndërkoha supa ka marrë një kosistencë të plotë. Mund të rregulloni konsistencën që dëshironi duke shtuar dhe pak lëng perimesh. Sa të marrë valë, e fikim, e lëmë t’i bjerë pak temperatura. Shtojmë erëzat nenexhik dhe majdanoz e më pas rrahim vezët. Shtojmë kremin e kosit (në mungesë mund të përdorni pana). Shtojmë në përzierjen me vezë pak lëng supe e më pas përziejmë në tenxhere. Supa është gati për t’u shërbyer. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Zonja Vjollca e “Shije Shtëpie” tregon arsyen e trishtë të mungesës në ekran

43952
189
18
00:03:24
02.11.2021

“Rudina” në Tv Klan sot erdhi me dy të ftuara mjaft të dashura për publikun. Zonja Vjollca dhe Katerina, të cilat na shoqërojnë çdo mëngjes me receta të shijshme, me pozitivitet dhe me të ftuar që flasin për çdo tematikë që na lidh në jetën e përditshme. Zonja Vjollca rrëfen për herë të parë arsyen e mungesës së saj në studion e “Shije Shtëpie” gjatë 3 javëve të fundit. Rudina Magjistari: Zonja Vjollca i ka munguar ekranit, çfarë ka ndodhur? Zonja Vjollca: Unë në datën 8 konstatova që isha me Covid. Ato ditët e para me të thënë të drejtën nuk u shqetësova se nuk isha keq. Pastaj duke ardhur duke u agravuar keq. Isha shumë rëndë. 6 ditë pas meje, mamaja me Covid. Rudina Magjistari: Ajo u infektua 5 ditë pas teje. Zonja Vjollca: Po. Erdhën fëmijët ta marrin, ta largojnë, në asnjë mënyrë. Unë isha i vetmi njeri për momentin që kishte një siguri absolute. Rudina Magjistari: Jetonit në një shtëpi? Zonja Vjollca: Në një shtëpi. Mamaja ime ka jetuar në Amerikë, te vëllai, në Itali te vëllai tjetër. Këto vitet e fundit mosha bën të vetën, nuk donte kurrësesi të mbyllte sytë jashtë. Dhe kishte 6 vjet që kujdesesha unë për mamanë. Kujdesi s’i ka munguar fare, mjekët u ngritën në këmbë të gjithë dhe ishte shumë lehtë. Bëmë analizat, asaj i dolën analizat 0 kolesterol, 0 diabet. Asaj i dolën analizat shkëlqyeshëm. Mua, pak kolesterol, ndoshta mund të ke pasur ndonjë diabet të fshehtë që u shfaq. Gjendja ime në ditën e 10 ishte shumë e rëndë. Në ditën e 10 fillova pak nga pak të rikuperohesha, 1 herë në 3 ditë bëja analizën. 1 herë më dolën mirë pastaj pas 3 ditësh më dolën shumë keq. Mamaja ditën e 10, doktori thoshte “mos lëviz”, ajo do lëvizte një çikë për arsye personale nuk pranonte ndryshe dhe pësoi trombozë në mushkëri. Për 48 orë iku. Unë ndërkohë një ditë përpara oksigjenin e kisha 93. Humbi. Iku. Nuk e di si iku. #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #KaterinaTrungy #VjollcaXhunga Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Shije shtëpie - Qofte furre me kos dhe hudhra nga Zonja Vjollca -Tv Klan

10242
118
7
00:17:22
05.01.2022

#qoftefurre #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Petulla me kos nga zonja Vjollca

827936
4888
110
00:20:40
06.10.2020

Petulla me kos Përbërësit: 1 vezë kripë 1 gotë kos 1 gotë ujë 2 e 1/2 gotë Miell 1/2 lugë kafe sodë buke 1/2 filxhan kafe qumësht vaj për skuqje Përgatitja: Rrahim vezën me pak kripë, kos I ërziejmë sëbashku, 1 gotë ujë vazhdojmë përzierjen sëbashku, 1 gotë ujë vazhdojmë përzierjen, me miell, sodë buke I përziejmë deri sat ë na formohet një brum pothuaj si brumë buke jo shumë I trashë shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë përzierjen. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të qetsohet për 15-20 minuta. Ngrohim vajin dhe lugë – lugë i skuqim petullat nga të dy anët deri sa të marrim ngjyrëm e artë. I servirim me djath, mjaltë ose recel.

Shije Shtëpie - Gogozhare të çastit për 10 minuta nga Znj. Vjollca - Tv Klan

1399
18
0
00:21:02
28.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 500 gr spec i kuq 4-5 thelpinj hudhër 5-6 kokrra piper të kuq 2 gjethe dafinë 3 lgj uthull Vaj ulliri Kripë Pastrojmë specat nga bishtat dhe farat. I presim ato në rrathë me trashësi 1 cm ose 0,5 cm. I vendosim në një tigan të thellë me vaj. Sapo të fillojmë të ziejnë (të cingërojnë) në vaj për 2 minuta, jo të skuqen. Shtojmë hudhrat të prera në feta ose të copëtuara. Shtojmë uthullën, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. I përziejmë, vendosim kapakun dhe ulim temperaturën në mesatare. I lëmë të gatuhen aldente në avullin dhe lagështirën e tyre. I largojmë nga zjarri, i lëmë të ftohen dhe i shërbejmë në çdo gatim dimri si fasule, patate etj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Shije Shtëpie - Musaka me mish pule dhe patate nga Znj. Vjollca - Tv Klan

2056
24
4
00:19:33
02.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1,2 kg patate 500 gr fileto pule 1 qepë 3 thelpinj hudhër 1 karotë 2 speca 1 lç piper të kuq 100 gr pure domate Kripë dhe piper i zi Vaj ulliri Për kremin: 3 vezë 400 ml qumësht Kripë Piper Arrë moskat 3 lgj vaj ulliri 100 gr djathë kaçkavall Qërojmë patatet, i presim ato në feta rrumbullake dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekjeje. I spërkatim me kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë me vaj, kaurdisim qepën sa të ulë volumin. Shtojmë hudhrat dhe karotën të grirë në rende si dhe specat e prerë në kubikë. I përziejmë për dy minuta e më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë ose të grirë në grirësen e qepës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi e piper të kuq. I përziejmë duke shtuar në fund purenë e domates. I përziejmë dhe pasi vendosim kapakun e lëmë të gatuhet për 5-6 minuta. Në një tas rrahim vezët, kripë e piper të zi, arrë moskat. Shtojmë qumështin dhe vajin dhe i përziejmë mirë deri sa qumështi dhe veza të marrin trajtë kremoze. Në një tepsi shtrojmë një shtresë patate si tjegulla. I spërkatim me pak djathë të grirë dhe më pas një shtresë me kimë. Mbulojmë kimën me patate dhe përsëri shtrojmë pjesën e mbetur. E spërkatim me pak djathë e më pas mbulojmë përsëri kimën me patate. Në fund shtojmë një shtresë me djathë e më pas e spërkatim të gjithë sipërfaqen me qumështin me vezë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për 30-40 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Përlotet zonja Vjollca, merr urimin më të bukur nga nipi dhe mbesa në mes të emisionit

3603
29
6
00:03:12
09.11.2022

Vjollca Xhunga ose e njohur ndryshe në programin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan si zonja Vjollca, e cila përgatit çdo ditë recetat më të shijshme, feston ditëlindjen. Teksa ajo u përpoq ta mbante të fshehtë dhe moderatorja, Katerina Trungu luajti rolin sikur e kishte harruar, në studio dëgjohen dy zëra të ëmbël. Mbesa, Ana dhe nipi, Davidi, kanë dërguar dy urime plot përkëdhelje për “nëna Voçin”. Katerina Trungu: E dëgjove ti këtë zonja Vjollca? Vjollca Xhunga: Çfarë ishte ajo? Përveç kitarës, nuk dëgjova gjë. Ana: Nëna Voçi, nëna Voçi! Vjollca Xhunga: U vdektë nëna Voçi për ty! Ana: Të dua shumë! Gëzuar ditëlindjen! Të puth fort! Vjollca Xhunga: U shpirt i nënës! Kjo është Ana. David: Nëna Voçi, gëzuar ditëlindjen! U bëfsh 100 vjeç dhe mos harro që unë të dua shumë, shumë, shumë fare. Vjollca Xhunga: E di shpirt i nënës, e di. Ky ishte Davidi. Katerina Trungu: Gëzuar ditëlindjen nga nipi dhe mbesa! Vjollca Trungu: Ma mbush frigoriferin plot pulla “je nëna më e mirë në botë”, “ti e ke zemrën…” dhe nuk thotë “zemrën” që ta shkruajë se ai di ta shkruajë, por vizaton një zemër, “e ke zemrën shumë të madhe dhe gatuan, ushqimet e tua janë të mrekullueshme”. Katerina Trungu: Ka të drejtë. Vjollca Xhunga: Ju puth nëna fort! O mrekullia e nënës! Katerina Trungu: Ky ishte urimi nga nipi dhe mbesa e zonjës Vjollca. Vjollca Xhunga: Kaq, mbaroi ditëlindja ime. Ç’dua unë më tepër? Por ndryshe nga ç’mendoi zonja Vjollca, surpriza në studio vazhdoi me hyrjen e gazetares Ermelinda Ndoja me një tortë me qirinj të ndezur në duar dhe dy buqeta lulesh. Zonja Vjollca shprehu edhe dëshirën e saj për ditëlindje: “Për gjithçka që i kërkoj Zotit dhe Zoti e di se çfarë dua unë”, tha ajo teksa fryu qirinjtë. Përveç buqetës nga stafi, në tjetrën priste një urim nga mikesha e saj e zemrës, që siç sqaron vetë zonja Vjollca, është “e para që e uron në çdo ditëlindje”. #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Shije Shtëpie- Qofte furre me brokoli dhe patate nga Znj. Vjollca -Tv Klan

1706
24
2
00:14:45
21.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 800 gr patate 400 gr brokoli 1 qepë Vaj ulliri 100 gr djathë guda 1 vezë Kopër/majdanoz 1/2 lugë çaji hudhër pluhur Kripë + piper të zi 2 lugë gjellë salcë kosi Salca shoqëruese 2 lugë gjellë salcë kosi 2 lugë gjellë majonezë 1 thelpi hudhër Pak kopër 1/2 kastravec Ziejmë për 35 minuta patatet, 4 patate të mëdha. Presim brokolin në boçe të vogla dhe ziejmë e kullojmë dhe e vendosim në një tas. Grimë imët një qepë mesatare dhe e kaurdisim në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri derisa qepa të zbutet dhe zbehet pak. Largojmë qepën dhe e lëmë të ftohet. Grijmë shumë hollë majdanozin dhe koprën, po ashtu dhe brokolin e grijmë shumë imët. Patatet e ziera i grijmë në rende (nga ana e trashë). Vendosim në tas pateten e grirë brokolin e grirë, vezë, kripë dhe piper të zi. Djathin e grirë imët, kopër, majdanoz të grirë, qepën e skuqur, dy lugë gjellë salcë kosi. Të gjithë këto përbërës i përziejmë së bashku. Në një tepsi shtojmë letër pjekje të cilën e spërkasim me vaj dhe e lyejmë sipërfaqen me furcë. Formojmë qofte të bollshme, jo të shtypura por të fryra. I lyejmë në sipërfaqe, me furëë me vaj dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 min + 10 min në gril sa të skuqen. Për salcën shoqëruese 2 lugë gjellë majonezë. 2 lugë gjellë kos grek, 1 thelpi hudhër të shypur. Gjysmë kastraveci të grirë+ kopër. I përziejmë së bashku, vendosim salcën në një tas të vogël shërbejmë qofte të shoqëruar me salcë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Vezë me domate dhe patate nga zonja Vjollca

247380
1670
50
00:25:06
01.06.2020

Vezë me domate dhe patate Përbërësit: 4 kokrra vezë 1 patate 1 qepë 2 domate 2 lugë gjelle pure domate kripë dhe piper të zi pak vaj ulliri majdanoz Përgatitja: Në një tigan ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë pataten të prerë në kubikë të vegjël 0.5 cm e kaurdisim për 4-5 minuta. Shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë përzierjen për 3 minuta të tjera. Shtojmë domatet të qëruara bga lëkura, dhe të prera në kubikë të vegjël e përziejmë dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë domate, shtojmë 2 lugë gjelle pure domate, kripë, piper të zi dhe shtojmë pak ujë ½ filxhan kafe, vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë vezët syze, I rregullojmë me pak kripë dhe piper përsëri I mbulojmë me kapak se vezët të zbardhen e spërkatim me majdanoz dhe I shërbejmë të ngrohta me bukë të thekur.

Fileto pule me krem limoni nga zonja Vjollca

50928
436
11
00:19:54
06.04.2021

#rrezedielli #reportTV Fileto pule me krem limoni 400 gr fileto pule kripë dhe piper të zi 2 lugë gjelle vaj ulliri 30 gr gjalp 1 1/2 lugë gjelle miell 1/2 lëng limoni 250 ml ujë ose lëng pule majdanoz Përgatitja: Presim filetot e pulës në copëza, sipas preferencës tuaj. E marinojmë me kripë dhe piper të zi. Ngrohim vaj, pak gjalp dhe e kaurdisim filetot e prera deri sa ato të ndërrojnë ngjyrë të zverdhen lehtë. Largojmë mishin nga tigani shtojmë gjalpin e mbetur dhe kaurdisim miellin pa I dhënë ngjyrë për 3-4 minuta, fillimisht e shuajmë me lëng limoni e më pas me ujë e përziejmë mirë. Shtojmë mishin e pulës, vazhdojmë përzierjen duke e mbuluar mishin me kapak e lëmë të ziejë për 10 minuta duke e shuar me pak ujë 1 filxhan kafe e lëmë salcën të trashet aq sa e dëshriojmë duke rregulluar konssitencën e saj me ujë ose lëng pule. Në fund e spërkatim me majdanoz dhe piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Shije Shtëpie- Vezë me spinaq dhe domate të furrës nga Znj.Vjollca- Tv Klan

888
9
1
00:12:18
24.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Fileto pule me verë të bardhë nga zonja Vjollca

8604
96
6
00:19:57
15.03.2021

#rrezedielli #reportTV Fileto pule me verë të bardhë Përbërësit: 2 fileto pule kripë dhe piper të zi 2 vezë ( të plota) 30 ml qumësht 1/2 tufë majdanoz 100 gr miell për pudrosje vaj për skuqje Salca 90 gr gjalp 2 thelpi hudhër lëkurë e 1 limoni 150 ml verë të bardhë 1/2 tufë majdanoz Përgatitja: Filetot e pastruara të plota i vendosim sipër një letër pjekje dhe I shtypim pak me rolon. I marinojmë me kripë, piper të zi ( I lëmë mënjanë). Në një tas thyejmë 2 vezë të plota, shtojmë qumësht, majdanoz të grirë hollë, kripë, piper të zi I përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Vendosim filetoto në një tavë të vogël dhe shtojmë mbi të vezët e përzjera në tas, I marinojmë mirë filetot duke I rrotulluar mirë. Largojmë filetot nga veza dhe I pudrosim mirë me miell ndërkohë: Në një tigan ngrohim pak vaj dhe skuqim filetot mirë nga të dyja anët deri sa të marrin një njgyrë të verdhë.

Tavë kosi me pulë dhe hudhra nga zonja Vjollca

37981
283
6
00:16:17
11.02.2021

#rrezedielli #reportTV Tavë kosi me pulë dhe hudhra Përbërësit: 4 racione pulë 500 ml ujë 4 lugë gjelle miell 3 kokrra vezë 1 kg kos 8 thelpi hudhra kripë dhe piper të zi 3 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë kafe piper të kuq Përgatitja: Pasi ti kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta. Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore. Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit. Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Pite me miell misri dhe presh nga zonja Vjollca

330752
2323
115
00:15:54
24.11.2020

#rrezedielli #reportTV Pite me miell misri dhe presh Përbërësit: 1kg presh 3 vezë 1 gotë vaj 2 gota kos 1 gotë qumësht 2 gota miell misri 1 gotë miell gruri 1 pako pluhur pjekës 200 gr djath të bardhë pak kripë Përgatitja: Fillimisht pastrojmë presht dhe I presim ato në 1/4 horizontalisht e më pas I grijmë hollë. Vendosim në zjarr një tigan të thellë me 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim presht deri sa ata të ulin volumin dhe të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, vaj, kos, qumësht I përziejmë mirë duke shtuar pak kripë. Shtojmë pak nga pak miellin e misrit, pluhurin pjekës, miellin e grurit I përziejmë mirë. Shtojmë në tas preshët e gatuara vazhdojmë përzierjen kontrollojmë konsistencën varet nga lagështira që kanë preshët nëse rezulton brumi I hollë mund të shtojmë dhe pak miell misri në fund, shtojmë dhe djathin e thërrmuar. Lyejmë tepsinë me vaj , shtojmë brumin, pak vaj sipër dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Shije Shtëpie- Supë me mish dhe fidhe nga Znj. Vjollca- Tv Klan

622
7
1
00:17:41
24.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Tasqebap nga zonja Vjollca

109750
855
27
00:15:33
23.11.2020

#rrezedielli #reportTV Tasqebap Përbërësit: 500 gr mish viçi ose qingji 3 kokrra qepë 3 thelpinj hudhër pak vaj ulliri 1 lugë çaji miell 1/2 gotë verë 1 lugë çaji piper I kuq 1 filxhan kafe pure domate 1 gjethe dafinë kripë dhe piper të zi Përgatitja: Fillimisht lajmë mishin e thajmë atë dhe e presim në kbuikë të vegjël. Qepët I presim hollë në kubikë ose në fije të holla. Vendosim tenxheren me vaj për ta ngrohur fillimisht vendosim copat emishit dhe I kaurdisim ato sat ë përthithet lengu. Shtojmë qepët dhe vazhdojmë ti kaurdisim sëbashku deri sa mishi dhe qepa të zverdhen. E pudrosim me 1 lugë çaji miell, e përziejmë dhe e shuajmë me verë. Shtojmë piperin e kuq, pure domate dhe I përziejmë, 1 gjethe dafinë, kripë dhe piper të zi shtojmë ujë të ngrohtë deri sat ë mbulohet pak mishi. Vendosim kapakun dhe e lëmë tasqebapin të ziejë në temperaturë mesatare për 40 minuta.

Shije Shtëpie - Emisioni 29 Nëntor 2022

1394
8
2
01:09:56
29.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Teuta Borova – blogere udhëtimi Sara Gjidiaj – komentatore ndeshjesh Luna Çausholli – vajza e dytë e moderatores Ermira Çausholli Dian Çausholli – vajza e tretë e moderatores Ermira Çausholli Gazetare: Ermelinda Ndoja Receta1– Tespishte e Kosovës 400 ml qumësht 200 gr gjalp 150 ml vaj 1 pako pluhur pjekës 800 gr miell 3 vezë Shërbeti 800 gr sheqer 600 ml ujë 2-3 fetë limoni Pak sheqer vanilje Vendosim qumështin për tu zier. Shtojmë gjalpin dhe vajin i përziejmë. Largojmë tenxheren nga zjarri, shttojmë pluhurin pjekës e më pas miellin pak nga pak deri sa të fromohet një brum si i hollë. E vendosim përsëri në zjarr në temperaturë mesatare dhe pjekimin brumin njesoj si hallva derisa të shkëputet nga luga. Më pas ftohim pak në një tas. Përziejmë vezët dhe kur brumi të jetë i vakur shtojmë vezët dhe vazhdojmë të punojmë brumin derisa të përthithë vezën e brumi të mos ngjitet nëpër duar. E nivelojmë në një tepsi e presim në rombe dhe e vendosim në furrë për të pjekur në temperatuën 190 gradë për 40 apo 45 min. Bdërkohë vendosim sheqerin dhe ujin e ftohte, limonin, vaniljen, në zjarr për të valuar i ziejmë vetëm 6 deri në 7 min pasi fillon zierja. Pasi nxjerim tespishtën nga furra e lëmë të ftohët sa të jetë e vakur, atëherë shtojmë shërbetin të nxehtë. Receta 2- Pilaf me makarona elbi, pulë dhe perime 1 gjoks pule 1 qepë mesatare 1 karrotë 1 spec i kuq ½ spec të verdhë ½ bizele Kripë +piper të zi ½ lugë çaji piper i kuq ¼ çaj kurkuma 1 lugë gjellë gjalp 1 gotë makarona elb 3 gota ujë të valuar 3 lugë gjellë vaj Me një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e pulës të prerë në kubik të vegjël. I kaurdisim ato sa mishi të ndryshojë ngjyrë ( të zbardhet) dhe më pas shtojmë perimet, qepë, karrotë, speca. Të gjitha perimet të prera në kubikt ë vegjël të barabartë. Shtojmë dhe bizelet, i kaudisim së bashku për 5 min. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, piper të kuq, dhe kurkuma. I përzijmë dhe më pas shtojmë një lugë gjellë gjalp dhe makaronat elb. I përzijmë duke shtuar 3 gota ujë të nxehtë. 600 ml. I përzijmë dhe e mbulojmë tiganin me kapak e i lëmë të ziej në temperaturë mesatare për 10 min. Pasi të kalojë kjo kohë gjithcka është gati për të servirur. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #teutaborova #saragjidiaj #lunacausholli

Sheqerpare nga zonja Vjollca

15750
126
8
00:18:53
12.05.2021

#rrezedielli #reportTV Sheqerpare Përbërësit: 250 gr gjalp ( gjysëm I tretur) 2 të verdha veze dhe 1 e plotë 50 gr sheqer 300 ose 350 gr miell Shërbeti 600 gr sheqer 400 ml ujë 2 feta limon Përgatitja: Në një tas përziejmë vezët me 50 gr sheqer deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë gjalpin gjysëm të shkrirë dhe të vakët dhe I përziejmë sëbashku shtojmë pak nga pak miellin dhe punojmë me dorë deri sa brumi të mos na ngjitet nëpër duar por jo të nab ëhet I fortë, formojmë sheqerparet në madhësi mesatare dhe I vendosim ato në një tepsi. I vendosim në furrë të piqen në temperaturë 160 -170 gradë ceslius deri sat ë vzerdhen në ngjyrë të artë. Ndërkohë që sheqerparët piqen përgatisim sherbetin duke vendosur përbërësit në tenxhere dhe sa të fillojë zierja e largojmë sherbetin pas 6 minutash. Nxjerrim tavën nga furra e lëmë të vakët dhe e shërbetin me shërbetin e nxehtë. I lëmë të ftohen dhe mund ti shërbejmë.

Pite me djath dhe vezë nga zonja Vjollca

7173
82
1
00:16:21
04.06.2021

#rrezedielli #reportTV Pite me djath dhe vezë Përbërësit: 1 pako petë 350 gr djath të bardhë 3 vezë 1/2 gotë vaj 1 lugë çaj pluhur pjekës 1 gotë kos ose qumësht pak kripë 1 vezë dhe 3 lugë gjelle qumësht 1 lugë gjelle susam Përgatitja: Fillimisht thërrmojmë djathin dhe e vendosim atë me një tas ku do të shtojmë dhe 3 kokrra vezë, vaj dhe 1 lugë caj pluhur pjekës, kos ose qumësht, kripë të githë këto përbërës në tas I përziejmë mirë në një tas tjetër vendosim 1 gotë ujë dhe në të shtojmë 4 lugë gjelle vaj. Lyejmë me vaj një tepsi drejtkëndëshe të thellë, vendosim në tepsi një petë të cilën e spërkasim me ujë dhe vaj. Vendosim dhe një petë tjetër mbi të duke I lënë anët e saj të varen nga anët e tavës dhe këtë petë e rrudhim ( pa e palosur) dhe e lyejmë me mbushjen e përgaittur dhe e vendosim në anë të tepsisë kështu vazhdojmë deri sat ë mbushet komplet tepsia. Me 2 petët e fundit mbulojmë tepsinë, trazojmë vezën me pak qumësht dhe e lyejmë në fund pasi kemi palosur anët, e spërkasim me susam dhe e pjekim në tmperaturë 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Shije Shtëpie - Sallatë me rukola, qiqra dhe djathë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

365
8
0
00:13:19
30.11.2022

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍 #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Qumështor kosove ( Kajmaçin ) nga zonja Vjollca

33648
283
16
00:14:20
19.06.2020

Qumështor kosove ( Kajmaçin ) Përbërësit: 10 kokrra vezë 10 lugë sheqer 1.4 litër qumësh (¬ të vakur) Përgatitja: Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen vezë dhe sheqer deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë pak nga pak qumështin duke vazhduar përzierjen. E transferojmë nga tasi në tepsi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta deri sa sipërfaqja e qumështorit të marrë ngjyrë të kuqërremtë të errët, E nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet plotësisht. E servirim të prerë në copa katrore.

Kungull të mbushur me perime nga zonja Vjollca

8335
96
2
00:18:07
11.06.2021

#rrezedielli #reportTV Kungull të mbushur me perime 3 lunguj 1 qepë 1 – 1 1/2 spec I kuq 1 karrotë e madhe kripë dhe piper të zi 1 tufë majdanoz 3 lugë gjelle bukë të thekur të grirë 80 gr djath kaçkavall që shkrin Përgatitja: Lajmë kungujt I presim atë në ½ për së gjati pastrojmë tulin e gjysmave duke formuar varka me kungull. Tulin që pastruam nga kungujt e grijmë shumë imët dhe e lëmë mënjanë.Vendosim varkat e kungullit në një tepsi. Lyejmë pjesën e varkës me vaj dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 15 minuta.Presim qepën në kubikë të vegjë;, ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën dhe 1 - 1/2 spec të kuq në kubikë, 1 karrotë të grirë në rende dhe tulin e kungullit të grirë. Të gjithë këto përbërës I gatuajmë në tiganin për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Largojmë perimet dhe I vendosim në një tas, shtojmë majdanoz të grirë, bukë të thekur të grirë I përziejmë dhe 1/2 e djathit të grirë. Nxjerrim kungujt nga furra I mbushim me perimet e gatuara I mbulojmë me djathin e mbetur dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 grdaë Celsius për 20 minuta I shërbejmë të ngrohta.

Fileto pule me bizele nga zonja Vjollca

4764
57
0
00:13:48
24.06.2021

#rrezedielli #reportTV Fileto pule me bizele Përbërësit: 400 gr fileto pule miell për pudrosje e mishit 1 qepë e vogël 1 karrotë e vogël vaj e gjalp 1/2 gotë verë të bardhë 400 gr bizele kopër kripë dhe piper të zi Përgatitja: Presim mishin e pulës në kubikë dhe shirita e pudrosim me miell dhe shkundim mirë miellin duke I kaluar copat e filetoës në sitë. Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin 1 lugë gjelle gjalp dhe vaj dhe kaurdisim qepën të grirë hollë, karrotën në kubikë të vegjël. Shtojmë fileton në kubikë dhe I përziejmë sëbashku deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe bizelet I përziejmë mirë duke I shuar me verë të bardhë. Shtojmë kripë dhe piper të zi, lën pule ose vaj sat ë mbulohen bizelet dhe mishi dhe I lëmë të ziejë për 20-25 minuta në fund e spërkatim me pak kopër ( 1 lugë gjelle ) dhe e shërbejmë.

Pure patate me pulë në tavë balte nga zonja Vjollca

7695
89
3
00:19:33
05.10.2020

Pure patate me pulë në tavë balte Përbërësit: 500 gr fileto pule 1 kg patate 200 ml verë të bardhë 100 gr pure domate 1 1/2 lugë gjelle mustardë 1 lugë çaji piper të kuq Rigonë dhe trumzë 50 gr gjalp kripë dhe piper të zi 2 lugë gjelle vaj ulliri 150 gr djath të verdhë Përgatitja: Lajmë mirë patatet dhe I vendosim ato për të zjerë për 30 minuta në ujë të bollshëm me pak kripë. Ndërkohë lajmë , thajmë fileton e pulës dhe I presim ato në kubikë mesatar. Vendosim një tigan , 2 lugë gjelle vaj e ngrohim atë dhe vendosim kubikët e mishit për ti kaurdisur deri sat ë zverdhët pak. E shuajmë mishin me 200 ml verë të bardhë kur alkooli të ketë avulluar shtojmë salcën, mustardën dhe 1 lugë çaji piper të kuq, rigon, trumzë, kripë, piper të zi. Ulim temperaturën dhe e lëmë në tigan. Ndërkohë shtypim patatet me 1 lugë gjelle gjalp, kripë, pak piper të zim trumzë dhe pak rigon. N ënjë tavë dheu mund të jenë dhe individualizuar, shtojmë si bazë purenë me patate mbi pure vendosim kubikët me pulë me pak salcë në fund e mbulojmë mishin me djath të verdhë, vendosim tavat ën furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20 minuta.

Fërgesë me vezë të ziera nga zonja Vjollca

12865
134
3
00:18:42
16.03.2021

#rrezedielli #reportTV Fërgesë me vezë të zierë 4 vezë ( të ziera) 2 domate ( mesatare) 1/2 spec I kuq 1/2 spec jeshil 2 lugë gjelle vaj 1 lugë gjelle gjalp kripë dhe piper të zi pak piper të kuq 125 gr mozzarella Përgatitja: Presim domatet në feta rrumbullake. Në një tigan shkrijmë gjalp, vaj dhe shtojmë në të specat të prerë në kubikë me brinjë 1 cm kaurdisim specat sa të zbuten për 3-4 minuta. Mbi specat vendosim domatet në feta dhe i lëmë dhe ato të skuqen pak. Qërojmë vezët dhe I presim ato në gjysma për së gjati dhe i vendosim ato mbi domatet me prerjen nga posht I spërkatim me pak kripë, piper të zi, piper të kuq në fund I mbulojmë me mozzarella të grirë në rende i mbulojmë me kapak për 2-3 minuta deri sa shohim që djath shkrin dhe gati për servirje.

Sallatë me patate të reja nga zonja Vjollca

3582
52
2
00:14:18
21.05.2021

#rrezedielli #reportTV Sallatë me patate të reja Përbërësit: 1 kg patate të reja 2 karrota 5 rrepa të kuqe 1 kastravec 1 qepë të kuqe 1 tufë kopër 1 grusht gjethe nenexhik Salca 2 lugë gjelle uthull 2 lugë gjelle lëng limoni 1 lugë çaji mustardë kripë dhe piper të zi pak vaj ulliri Përgatitja: Ziejmë patatet I qërojmë ato, lyejmë tepsinë me vaj. Në një tas vendosim paattet e qëruara I spërkasim me kripë, vaj. Në një tas vendosim patatet e qëruara I spërkasim me kripë, vaj, I pudrosim me pak miell dhe I shtojmë në tepsinë e lyer me vaj I shtypim lehtë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë karrotat I presim në shirita. Po ashtu dhe kastravecin, qepën e presim në fije dhe rrepat në shkopinj të hollë. Presim trashë nenexhikun me koprën. Nxjerrim patatet nga furra ato që janë pjekur nga jashtë krokoante dhe brenda të buta. I copëtojmë në mënyrë të çrregullt dhe I vendosim si bazë në një pjatancë. Mbi patatet vendsoim të gjtiha perimet dhe erzat dhe në fund përgatisim salcën. Në një tas vendosim uthullën, lëngun e limonit, mustardë, kripë, piper I përziejmë mirë duke shtuar dhe 4-5 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë deri sa masa të jetë homogjene dhe spërkatim sipër perimet me qëlim që salca të përthithet poshtë nga patatet dhe e shërbejmë.

Lazanjë me kungull nga zonja Vjollca

4693
64
3
00:15:58
08.01.2021

#rrezedielli #reportTV Lazanjë me kungull Përbërësit: Peta lazanjë pak vaj ulliri 1 qepë e vogël 4-5 kunguj të njomë 1 topth djathi i tymosur 3 lugë gjelle parmixhano I grirë kripë Beshameli 70 gr gjalp 60 gr miell 1 litër qumësht kripë, arrëmoskat Përgatitja: Lyejmë kungujt dhe 2 kunguj mesatar I grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes. Ngrohim në tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të kungullin e grirë, kripë dhe përziejmë e lëmë kungullin deri sa të përthithë lëngu I kungullit. Ndërkohë në një tigan salce përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin pa I dhënë ngjyrë e lëmë miellin të ziejë në gjalp deri s të zverdhet. Shtojmë qumështin e ngrohtë duke e përzjerë vazhdimisht me tel vezësh, shtojmë kripë më pas shtojmë tek beshameli kungullin që kaurdisim në tigan. Ndërkohë një qepë të vogël të prerë në fije e kaurdisim në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të kungujt e mbetur të prerë në feta rrumbullake I përziejmë mirë , I hedhim pak kripë I lëmë sa të ulim volumin. presim djathin e tymosur në kubikë të vegjël. Në një tepsi vendosim 2 lugë gjelle beshamel të përzjerë me kungull të grirë e hapim në të gjtihë sipërfqen e tepsisë vendosim petat e lazanjës të zbutura pak në ujë të nxehtë e lyejmë me beshamel shpërndajmë disa feta kungulli, shpërndajmë disa feta kungulli, shpërndajmë pak djath të tymosur ose përsëri vazhdojmë kështu me sa shtresa të dëshironi deri sat ë mbarojë beshmali pra petë-beshamel-kungull-djath I tymosur. Në fund e mbyllim po kështu duke shtuar dhe një shtrepse parmixhano.Vendosim lazanjën në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Supë me pashaqofte nga zonja Vjollca

7717
79
5
00:18:44
12.03.2021

#rrezedielli #reportTV Supë me pashaqofte Përbërësit: Brumi qofteve 300 gr mish I grirë 1 filxhan kafe oriz ( I zjerë) 1 qepë ( mesatare) 6 gjethe nenexhik 1 e bardhë veze kripë dhe piper të zi Supa 800 ml ujë ose lëng mishi 1 patate ( në kubikë të vegjël) 1 karrotë 1 lugë gjelle gjalp 1 gotë kos 1 lugë çaji niseshte 2 të verdha veze 1 limon majdanoz Përgatitja: Fillimsht vendosim orizin në ujë të valuar dhe e ziejmë atë për 10 minuta 70%. më pas e kullojmë . Ndërkohë në një tas vendosim mishine grirë, qepën të grirë shumë imët, oriizin, nenexhikun të grirë imët dhe 1 të bardhë veze, kripë, piper të zi. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas e më pas formojmë qoftet të vogla sa një kokërr arrë të madhe. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë ose lëng mishi e lëmë të marrë valë shtojmë në të pak kripë,pataten në kubikë, shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe më pas shtojëm qoftet të cilat I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim 2 të verdha veze dhe 3 lugë gjelle lëng limoni I përziejmë mirë në një tas tjetër, hollojmë 1 lugë caji niseshte me pak fare ujë , shtojmë kosin dhe pasi të ulë temperaturën shtojmë kosin në tenxhere duke e përzjerë ngadalë në fund e presim supën me vezë dhe limon. E servirim duke I hedhur dhe majdanoz.

Musaka me lulelakër nga zonja Vjollca

2900
42
3
00:18:29
15.02.2021

#rrezedielli #reportTV Musaka me lulelakër Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 karrota 2 thelpinj hudhra 1 qepë 250 gr mish I grirë 1 lugë gjelle salcë domate 2 speca jeshil 2 gota ujë të valuar kripë dhe piper të zi 1 lugë kafe kumin majdanoz të grirë limon për servirje Përgatitja: Presim lulelakrën në boçe të vogla, e shpëlajmë dhe e vendosim në ujë të valuar me kripë dhe lëng limoni për 3 minuta e kullojmë dhe e vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri duke e niveluar në të gjtihë sipërfaqen. Në një tigan të thellë ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim karrotat të prera në gjysmerrathë për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat të grira hollë dhe i përziejmë për 3 minuta. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe i përziejmë sëbashku për 3 minuta duke shtuar më pas mishin e grirë i kaurdisim deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë, salcën, specat të prera në copa të vogla i përziejmë për 2 minuta dhe shtojmë 2 gota ujë të valuar, kripë, piper të zi shtojmë dhe kumin e lëmë të ziejë për 5 minuta dhe e shtojmë në tavën ku kemi shtruar lulelakrën e mbulojmë me kimën të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkatim me majdanoz. E servirim me 1 gotë limon.

Lakror me spinaq nga zonja Vjollca

35341
269
11
00:21:04
24.02.2021

#rrezedielli #reportTV Lakror me spinaq Përbërësit: Brumi 450 gr miell 250 ml ujë të vakët kripë 1 lugë gjelle vaj Mbushja 800 gr spinaq 200 gr djath kopër dhe nenexhik majdanoz kripë 2 vezë pak vaj ulliri niseshte Përgatitja: Të gjithë përbërësit e brumit miell, kripë, vaj, ujë e i vendosim në një tas dhe i përziejmë fillimisht me lugë druri e më pas me duar, duke formuar një brumë që nuk na ngjitet nëpër duar. E ndajmë brumin në dy pjesë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Ndërkohë spinaqin të larë e të kulluar e grimë hollë po ashtu dhe erzat i përziejmë sëbashku duke shtuar në mbushje 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 vezë dhe pak kripë dhe djath. E lëmë mbushjen mënjëanë. Fillojmë të hapim petat. Fillimisht marrim 1/2 e brumit që kemi ndarë dhe e hapim atë me një petë të trashë me diametër 25-30 cm. Vendosim në qendër një pjesë të filxhanit të cajin duke e ngjeshur pak sa të bëjnë një shenjë rrethore.Pjesën anësore e ndajmë në 6-7 pjesë me thikë dhe e spërkasim me shumë pak vaj duke e pudrosur dhe më pak niseshte I palosim ato mbi rrethin në qendër njëra pas tjetrës me pjesën e lyer me vaj poshtë. Lyejmë tepsinë me vaj shtojmë petën të rrudhosur pak dhe mbi të nivelojmë mbushjen me spinaq. Vazhdojmë me brumin e mbetur sikur vepruam me petën e parë. Mbulojmë mbushjen e spërkatim me vaj dhee kthejmë anët. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 sekonda.

Tartë me kungull nga zonja Vjollca

8793
93
1
00:21:58
02.06.2020

Tartë me kungull Përbërësit: Brumi për bazën: 250 gr miell 1 lugë kafe trumzë pak kripë 1 lugë gjelle uthulltë bardhë vere 130 ml ujë ambienti 30 ml vaj ulliri Mbushja e Tartës: 600 gr kungull të njomë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë e vogël 160 gr pancetë në kubikë kripë dhe piper të zi 4 kokrra vezë 4 lugë gjelle parmixhan ( 40 gr) 150 gr djath i tymosur Përgatitja: Në një tas vendosim miellin, pak trumzë, kripë, uthull dhe ujë në temperaturë ambienti të gjithë këto përbërës I përziejmë me një lugë druri. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri kur brumi fillon të lidhet pak, fillojmë dhe e punojmë me duar deri sa të marrë formën e brumit të butë duke e spërkatur me pak miell gjatë punimit. E vendosim përësri brumin në tas e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë brumin për 30-40 minuta Mbushja: Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën e njomë imët, pancetën e kaurdisim për 2 minuta . Shtojmë kungujt të prerë në rrumbullake, kripë,piper të zi, I përziejmë për 8-10 minuta. Hapim brumin me rolon dhe e vendosim atë në një tepsi tartash me diametër 28 cm. Shtojmë mbushjen me kungull e rivelojmë atë mirë. Në një tas rrahim vezët e plota, shtojmë tek vezët kripë, piper të zi, parmixhanon e grirë dhe e shtojmë duke mbuluar kungujt ( mbushjen). Djathin e tymosur Scamorta ( Provola) e presim në kubikë e shpërndajmë mbi sipërfaqen mbi vezë dhe e vendosim tavën në furrë, e ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë Celsius.

Rreze Dielli, 20 Nëntor 2018 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Byrek trekëndësh me gjizë dhe kopër

83149
422
12
00:28:22
20.11.2018

Përveç byrekëve tradicionalë , zonja Vjollca na sugjeron edhe byrekë të vegjël në formë trekëndëshi të mbushur me gjizë e kopër. Kjo lloj mënyre e të gatuarit i bën ata më praktikë, kështu mund t'ia jepni edhe fëmijëve me vete në shkollë apo ti merrni në rastet kur dëshironi të shkoni për ndonjë piknik.

Supë me kos dhe nenexhik nga zonja Vjollca

166661
1307
66
00:18:51
01.07.2020

Supë me kos dhe nenexhik Përbërësit: 1 litër lëng mishi ose ujë i valuar 3 lugë gjelle oriz 400 gr kos 2 të verdha veze 2 lugë gjelle miell kripë dhe piper të zi 1 e 1/2 lugë gjelle gjalp 1 lugë caji nenexhik të thatë Përbërësit: Vendosim në tenxhere 1 litër ujë ose 1 litër lëng mishi. Shtojmë në të 3 lugë gjelle oriz dhe e lëmë të valojë për 20 minuta deri sad he lëngu fillonë të trashet. ndërkohë në një tas vendosim kosin dhe e përziejmë me tel vezësh për ti dhënë një trajtë kremoze . Shtojmë kripë dhe 2 lugë gjelle mesatare me miell si dhe 2 të verdha veze I përziejmë mirë me tel veze deri sa formohet një masë homogjene. Shtojmë në tenxhere ku ka zjerë orizi 1 gotë ujë të ftohtë dhe nga tenxherja menjehërë marrim 2 garuzhde lëng dhe e shtojmë tek tasi me kos dhe vezë I përziejmë dhe menjëherë e shtojmë në tenxhere duke I përzijerë ngadalë deri sa supa të marrë valë ulim temperaturën. Shkrjmë gjalpin dhe shtojmë në të nenexhikun. Shtojmë gjalpin me nenexhik në tenxhere dhe servirim supën të ngrohtë.

Назад
Что ищут прямо сейчас на
zonja vjollca данженз энд дрэгонз РИ крипта стс love Soul Calibur 4 ​​fishing Gone Flad vivo s1 used price programming quiz Открытый диалог rise of kingdoms коды неисправность стартера признаки фигна основы bedwars reloaded pubg mobile redeem code наклейки стандофф manager Windows far cry 6 german webpack 4 настройка